Trump: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme. Duke folur me gazetarët para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai thotë se “nuk është i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtojë se është “vërtet i pakënaqur” me…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.
Duke folur me gazetarët para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai thotë se “nuk është i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtojë se është “vërtet i pakënaqur” me Izraelin.
Ai shton se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.
Kujtojmë se Trump njoftoi të martën atë që e përshkroi si një armëpushim “të plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit të hënën.
Por ky armëpushim u shfaq në rrezik disa orë më vonë.
Izraeli të martën në mëngjes akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes dhe tha se do të “përgjigjej me forcë”.
Megjithatë, një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran i tha CNN se pas mesnatës se “deri më tani nuk është qëlluar asnjë raketë drejt armikut”.