Trump dha dritën jeshile për kapjen e Maduros disa ditë më parë, CIA e kishte gjurmuar qe disa muaj
Presidenti Donald Trump dha dritën jeshile disa ditë më parë për të kapur Nicolas Maduron dhe misioni u krye nga Delta Force e Ushtrisë, sipas një personi të njohur me çështjen. Vendndodhja e tij u gjurmua nga CIA, të cilës Trump i kishte dhënë autorizim për aktivitet të fshehtë brenda Venezuelës disa muaj më parë.…
Bota
Presidenti Donald Trump dha dritën jeshile disa ditë më parë për të kapur Nicolas Maduron dhe misioni u krye nga Delta Force e Ushtrisë, sipas një personi të njohur me çështjen.
Vendndodhja e tij u gjurmua nga CIA, të cilës Trump i kishte dhënë autorizim për aktivitet të fshehtë brenda Venezuelës disa muaj më parë.
Maduro u arrestua për t’u gjykuar në Shtetet e Bashkuara, tha ky person për CNN.
Ende s’dihet qartë vendndodhja e Maduros.
SHBA-të kanë kapur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruan e tij dhe kanë nisur një sulm “në shkallë të gjerë” kundër vendit, tha presidenti Donald Trump më herët.