Truket që i bëjnë njerëzit të kenë vëmendje tek ju
Janë disa truke që i bëjnë njerëzit të mësojnë se si të marrin vëmendjen e të tjerëve.
Fun
Shumë prej nesh provojnë mënyra të ndryshme që të jenë në vëmendje nga të tjerët apo të kenë vëmendjen e vetëm një personi, transmeton lajmi.net.
Disa nga mënyrat të qeshurit, gjuha e trupit, veshjet me ngjyrë të kuqe.
- Përshtatni gjuhën e trupit
Nëse dëshironi të impresiononi dikë apo të merrni vëmendjen e tij/saj, mundohuni të emitoni gjuhën e trupit që ai person po përdor.

- Bisedo me duar lart
Ka shumë mënyra të biseduarit me anë të gjuhës së trupit, por nëse bisedoni me duar lart, tregojnë që jeni të besueshëm dhe të sinqertë.

- Praktikoni qëndrimin e “fuqishëm”
Nëse bëni pozitën e të “fuqishmit”, edhe nëse nuk jeni të sigurt dhe bëni një pozitë të duhur kur ecni, ajo pozitë ju shfaq me plot siguri dhe vetëbesim.

- Jepni komplimente
Është e rëndësishme që të jepni komplimente në mënyrë që ti bëni njerëzit të ndihen mirë.

- Përtypni çamçakëz që të largoni nervozen
Është normale që të ndiheni të nervozuar dhe me stres kur keni një eveniment të madh, që të largoni stresin dhe nervozen, përtypni çamçakëz.

- Vishuni me të kuqe të merrni vëmendjen e të tjerëve
Nëse dëshironi të merrni vëmendjen nga të tjerët apo të bini në sy tek dikush ne veçanti, vishuni me të kuqe. /Lajmi.net/
