Italia ndalon burkën dhe nikabin në shkolla, gjoba deri në 1 mijë euro
Parlamenti i Italisë ka miratuar ndalimin e mbajtjes së burkës dhe nikabit në shkolla. Vendimi është marrë më 26 nëntor, pasi Dhoma e Deputetëve e miratoi dekretin me 142 vota për, 112 kundër dhe katër abstenime. Ndalimi parasheh që nxënëset të mos mund të marrin pjesë në aktivitetet shkollore me fytyrën e mbuluar në atë…
Lajme
Parlamenti i Italisë ka miratuar ndalimin e mbajtjes së burkës dhe nikabit në shkolla. Vendimi është marrë më 26 nëntor, pasi Dhoma e Deputetëve e miratoi dekretin me 142 vota për, 112 kundër dhe katër abstenime.
Ndalimi parasheh që nxënëset të mos mund të marrin pjesë në aktivitetet shkollore me fytyrën e mbuluar në atë mënyrë që pamundëson identifikimin e tyre.
Masa prek drejtpërdrejt burkën dhe nikabin, veshje që mbulojnë fytyrën dhe e bëjnë të pamundur identifikimin e personit.
Sipas raportimeve të mediave italiane, për shkeljen e këtij ndalimi parashihet gjobë prej 200 deri në 1 mijë euro.
Në rastet kur shkelja kryhet nga një e mitur, gjoba u shqiptohet prindërve.
Ndalimi nuk nënkupton ndalim të përgjithshëm të këtyre veshjeve në të gjithë territorin e Italisë apo në hapësirat publike. Masa lidhet me aktivitetet në institucionet arsimore.
Dekreti është pjesë e një pakete më të gjerë të ndryshimeve në sistemin arsimor, të propozuar nga qeveria e kryeministres Giorgia Meloni.