Tronditja mbetet në ‘Bernabeu’ – City shkëlqen në ligë, mposht Newcastle dhe shkon në +3 para Liverpool

Manchester City ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në garën për titull të kampionit të Premier League.

Sport

08/05/2022 19:23

Skuadra e Pep Guardiola ka mposhtur Newcastle United me rezultatin 5:0, duke lënë kështu prapa tronditjen e ‘Santiago Bernabeut’, shkruan lajmi.net.

‘Citizens’ ishin superiorë ndaj Newcastle. Ata shkuan në epërsi qysh në minutën e 19’ të takimit, duke shënuar me anë të Raheem Sterling.

City dyfishoi epërsinë në minutën e 38’. Kësaj radhe realizator ishte qendërmbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte.

Ky rezultat bëri që City të ishte edhe më i relaksuar në pjesën e dytë, të cilën e dominoi edhe më shumë. Minuta e 61’ rrëzoi Newcastle kur për 3:0 shënoi Rodri. Rezultati final u vulos në minutat shtesë nga Phil Foden (90′) që shënoi për 4:0 dhe Raheem Sterling (90+’2) për 5:0.

Manchester City shkon tashmë në 86 pikë pas 35 ndeshjeve. ‘Citizens’ kanë tri pikë më shumë sesa vendi i dytë, Liverpool. Newcastle mbetet me 43 pikë në pozitën 13.

Së paku shtatë pikë i duhen Manchester Cityt për t’u shpallur skuadër kampione në Angli (nëse Liverpool i fiton të gjitha ndeshjet).  /Lajmi.net/