Trincao i bashkohet Sportingut në formë huazimi me obligim për blerje – Barca me klauzolë për ta rikthyer

Francisco Trincao do t’i bashkohet skuadrës së Sporting Lisbonës.

Sport

13/07/2022 09:32

Ylli portugez, Trincao nuk ka arritur të gjejë veten te skuadra e Barcelonës dhe do të rikthehet përsëri në Superligën portugeze, tani te skuadra e Sporting Lisbonës.

Sporting do ta transferojë lojtarin në formë huazimi, me obligim blerjeje për 10 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Sipas Fabrizio Romano, gjithçka është nënshkruar dhe marrëveshja është e plotë tashmë.

Në marrëveshje përfshihet edhe një klauzolë që i lë mundësinë Barcelonës ta rikthejë lojtarin në ‘Camp Nou’.

Kjo klauzolë do të jetë valide për tri vitet e ardhshme. /Lajmi.net/