Tri skuadra nga Premierliga kërkojnë Neymarin, PSG i cakton çmimin

Neymar mund të largohet nga PSG verën e ardhshme, me Chelsean, Manchester Cityn dhe Liverpoolin që janë të interesuar për nënshkrimin e brazilianit.

Sport

11/12/2019 17:10

27 vjeçari ishte afër të largohej nga PSG edhe verën e fundit për t’u rikthyer në Spanjë, por një lëvizje drejt Barcelonës apo Real Madridit, nuk u materializua.

Tani tri skuadra të Premierligës, janë duke shikuar për mundësitë e transferimit të tij, shkruan La Parisien, përcjell lajmi.net.

Bëhet fjalë për Chelsea, Manchester City dhe Liverpool.

Raportohet se çmimi që PSG i ka caktuar Neymar është 250 milionë euro./Lajmi.net/