Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Një prej këtyre rasteve u raportua në Prishtinë, ku raportohet se një mashkull dhe një femër janë sulmuar në mes vetes. Po ashtu një rast tjetër në Ferizaj, ku i dyshuari është arrestuar pasi sulmoi viktimën mashkull. E rasti…

Lajme

27/01/2025 10:36

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Një prej këtyre rasteve u raportua në Prishtinë, ku raportohet se një mashkull dhe një femër janë sulmuar në mes vetes.

Po ashtu një rast tjetër në Ferizaj, ku i dyshuari është arrestuar pasi sulmoi viktimën mashkull.

E rasti i tretë u raportua në Klinë, ku viktima ishte femër.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 26.01.2025 – 15:00. Dy të dyshuarit  një mashkull dhe një femër kosovare dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj / 26.01.2025 – 16:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Klinë / 26.01.2025 – 12:40.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  /Lajmi.net/