Militanti i VV-së nga Prizreni provokoi në Skenderaj, drenicakët i quan “kriminelë të Sami Lushtakut”
Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, është pritur me protestë sot në Komunën e Skenderajt, në një vizitë në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Disa qytetarë kanë protestuar para vendit ku ishte planifikuar të deklarohej Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, i cili synon edhe një mandat në këtë pozitë, si qytetarët janë…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, është pritur me protestë sot në Komunën e Skenderajt, në një vizitë në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Disa qytetarë kanë protestuar para vendit ku ishte planifikuar të deklarohej Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, i cili synon edhe një mandat në këtë pozitë, si qytetarët janë dëgjuar duke bërtitur “Thaçi, Thaçi”, referencë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që tradicionalisht ka qenë në krye të garës në këtë komunë.
Mirëpo as simpatizantët e kësaj partie nuk kanë munguar me aktivitetet e tyre. Teksa një simpatizantë i ka quajtur protestuesit “banditë të Sami Lushtakut”.
Derisa protestuesit ndëgjohen të jenë të revolutuar me kryeministrin Kurti me thirrje kundër tij, nuk kanë munguar as borhoritjet e partisë në pushtet “Vetëvendosje”.
Simpatizanti LVV-së, shprehet se Policia ishte aty për të shikuar derisa ju thotë “spektatorë”.
“Banditat e Sami Lushtakut, kqyrni çka po gjujnë po na pengojnë tubimin, e Policia spektatorë, kqyre njëherë janë mbledh aty po gjujnë fishekzjarre, Vetëvendosje, Vetëvendosje, po mundohen me naj ndal tubimin, kriminelat e Sami Lushtakut”, thotë simpatizanti i LVV-së. /Lajmi.net/