Tri raste të armëve pa leje vetëm dje në rajonin e Prizrenit

Një numër i madh i armëve pa leje janë gjetur në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të ndara të gjetjes së armëve pa leje. Si fillim një rast është raportuar në Lubizhdë ku është bastisur shtëpia e të dyshuarin ku janë konfiskuar fishekë dhe armë. Po ashtu në një rast tjetër…

Lajme

14/09/2026 09:33

Një numër i madh i armëve pa leje janë gjetur në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të ndara të gjetjes së armëve pa leje.

Si fillim një rast është raportuar në Lubizhdë ku është bastisur shtëpia e të dyshuarin ku janë konfiskuar fishekë dhe armë.

Po ashtu në një rast tjetër në po të njëjtin vend është konfiskuar një pistoletë.

E armëmbajtje pa leje policia gjeti edhe në Shirokë të Suharekës.

Si pasojë e përdorimit të armës dy të dyshuar janë lënduar.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Fsh. Lubizhdë, Prizren / 13.09.2026 – 00:20. Lidhur me rastin, pasi është ndaluar për kontroll i dyshuari mashkull kosovar, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të njëjtit ku janë gjetur dhe konfiskuar 3 fishekë të armës së zjarrit, dy shufra metali të dëmtuara, tri thika dhe tre grindera për bluarjen e narkotikëve. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
  • Fsh. Lubizhdë, Prizren / 13.09.2026 – 00:20. Njësitë policore me urdhër të prokurorit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 24 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Fsh. Shirokë, Suharekë / 13.09.2026 – 00:02. Është raportuar se dy të dyshuar janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Nga njëri prej të dyshuarve, njësiti policor ka konfiskuar një mjet të mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/