Tri kamera të pasme, zbulohen detajet mbi gjeneratën e ardhshme të ‘iPhone’

Detaje mbi kamerat e gjeneratës së ardhshme të iPhone janë zbuluar në një raport të ri të analistit të njohur të “Apple” Ming-Chi Kuo, të publikuar në “9to5Mac”.

Auto & Tek

18/04/2019 21:52

Konfirmohet fakti që pasardhësit e iPhone XS dhe XS Max do të kenë tre sensorë kamerash në pjesën e pasme të telefonëve. “Apple” mund të përfshijë një lente me kënd të gjerë 12-megapiksël përpos kamerës kryesore dhe asaj të zmadhimit optik 2x.

Shumica e telefonëve Android tashmë kanë një lente me kënd super të gjerë dhe një lëvizje e tillë nga “Apple” është mese e natyrshme duke u dhënë përdoruesve më shumë fleksibilitet.

Një material i veçantë për xhamin që mbulon tre lentet e pasme pritet të përdoret nga “Apple”, për t’i bërë ato më të padukshme.

Pasardhësi i iPhone XR nuk do të ketë një, por dy kamera të pasme. Funksioni kryesor i kamerës së dytë mund të jetë zmadhimi optik. /Shekulli/