Tri ditë pasi bleu Mustangun e ri përfundon në lumë me të
Shpejtësia që ofron kjo veturë dhe aftësitë për vozitje të shoferit, nuk u përshtatën aspak.
Auto & Tek
Ford Mustang GT është një makinë e fuqishme, të cilën duhet trajtuar me përkushtim dhe vëmendje të madhe, për të përjetuar vozitjen me shpejtësi të lartë, përndryshe gjithçka mund të përfundojë në aksident, transmeton Telegrafi.
Kjo është pikërisht çfarë i ndodhi një shoferi në British Columbia të Kanadasë, vetëm tri ditë pasi e bleu këtë makinë të re.
Derisa ishte duke bërë një xhiro të shpejtë, ai përfundoi në lumë, sepse nuk po mund të përshtatej me shpejtësinë e lartë dhe ambientin ku ndodhej.
Megjithëse përfundoi në lumë dhe Ford Mustang GT pësoi dëmtime të konsiderueshme, shoferi shpëtoi i palënduar dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
https://www.facebook.com/dakota.dayman/videos/3000097110085365/