“Trepça” pezullon konkursin për 50 punëtorë

Në fillim të ketij muaji, ndërmarrja publike “Trepça” ka hapur një konkurs, përmes së cilit po kërkonte 50 puntorë. Kryeshefi Ekzekutiv i “Trepçës” ka marrë sot vendim që këtë konkurs ta pezullojë. Në arsyetim thuhet se ky vendim u mor për shkak të “rrethanave të krijuara objektive” dhe për shkak të sugjerimit të Bordit Mbikëqyrës.…

Lajme

17/07/2024 19:10

Në fillim të ketij muaji, ndërmarrja publike “Trepça” ka hapur një konkurs, përmes së cilit po kërkonte 50 puntorë.

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trepçës” ka marrë sot vendim që këtë konkurs ta pezullojë.

Në arsyetim thuhet se ky vendim u mor për shkak të “rrethanave të krijuara objektive” dhe për shkak të sugjerimit të Bordit Mbikëqyrës.

Në konkursin e ndërmarrjes “Trepça”, bëhej e ditur se paga për 50 punëtorët, të cilët po kërkohen, do të jetë 450 euro bruto.

Ndërsa kontrata do të jetë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi.