Tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e Carlo Ancelottit

Carlo Ancelotti (65) është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madrid. Prej javësh, mediat spanjolle kanë raportuar për një largim të mundshëm të italianit, ndërsa spekulimet u shtuan pas humbjes ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit. Ancelotti e ka drejtuar Realin në dy periudha: nga viti 2013 deri në 2015 dhe nga…

Sport

28/04/2025 16:20

Carlo Ancelotti (65) është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madrid. Prej javësh, mediat spanjolle kanë raportuar për një largim të mundshëm të italianit, ndërsa spekulimet u shtuan pas humbjes ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit.

Ancelotti e ka drejtuar Realin në dy periudha: nga viti 2013 deri në 2015 dhe nga viti 2021 deri më sot.  Gjatë karrierës së tij në Madrid, ai ka fituar 15 trofe dhe ka udhëhequr disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror.  

Ndonëse njihet si një trajner i dashur nga lojtarët, mediumi Defensa Central shkruan se tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e tij.   Në artikullin me titull” “Tre lojtarë të Real Madrid do të festojnë largimin e Ancelottit”, përtmendohet për sulmuesit e rinj Endrick (18 vjeç), Arda Güler (20 vjeç) dhe Brahim Díaz (25 vjeç). 

Real Madrid ka edhe pesë ndeshje të mbetura në La Liga, ku është katër pikë pas liderit Barcelona, përpara se të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube në qershor.  

Shumë analistë besojnë se Ancelotti mund të largohet para këtij turneu të rëndësishëm. 

Në një konferencë të fundit për shtyp, Ancelotti falënderoi të gjithë lojtarët: “Kam kaluar kohë të mrekullueshme me ta dhe ende po vazhdoj. Këta lojtarë më kanë ndihmuar të fitoj dy Liga të Kampionëve në katër vite”, tha ai, duke reflektuar mbi sukseset e tij me Realin. 

Megjithatë, jo të gjithë lojtarët ndajnë këtë ndjenjë. Sipas Defensa Central, disa të rinj si Endrick, Arda Güler dhe Brahim Díaz ndihen të anashkaluar këtë sezon. Ata shpresojnë që me ardhjen e mundshme të Xabi Alonsos në stolin e Real Madridit, të kenë më shumë hapësirë për të treguar vlerat e tyre. 

Mediumi shton se, pavarësisht këtyre ndjenjave, respektohet kontributi i Ancelottit, i cili pritet të largohet me nderime nga “Santiago Bernabeu” — diçka që shumë pak trajnerë kanë arritur në historinë e klubit.