Kurti bëhet ekspert i autostradave: Autostrada “Ibrahim Rugova” i la disi të izoluara Shtimen e Suharekën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka parë punimet në disa rrugë gjatë së shtunës. Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se Autostrada e Kombit “Ibrahim Rugova” i la të izoluara Suharekën e Shtimen. “Me segmentin e gjatë mbi tri kilometra të rrugës Rancë – Greiçec, po e lidhim Shtimen me Suharekën, të dy…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka parë punimet në disa rrugë gjatë së shtunës.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se Autostrada e Kombit “Ibrahim Rugova” i la të izoluara Suharekën e Shtimen.
“Me segmentin e gjatë mbi tri kilometra të rrugës Rancë – Greiçec, po e lidhim Shtimen me Suharekën, të dy këto komuna që mbeten disi të izoluara nga Autostrada e Kombit “Ibrahim Rugova”.
Suhareka dhe Shtimja kanë natyrë të bukur, kanë trashëgimi kulturore, kanë popullsi punëtore e patriotike dhe kanë diasporë të madhe.
Andaj, me këtë segment rrugor do të lehtësohet qarkullimi për qytetarët, për bizneset, por edhe për turistët vendorë dhe të huaj.
Gjithashtu do ta bëjmë edhe autostradën Duhël – Banullë, e cila kalon nga komuna e Suharekës nëpër atë të Shtimes për në Banullë të Lipjanit”, ka shkruar ai.