Transferimi i Gvardiol në Manchester City pasuron Dinamo Zagrebin, fiton miliona euro

Josko Gvardiol, mbrojtësi i Kombëtares së Kroacisë sot gjatë ditës kompletoi transferimin në Manchester City, te kampioni i Premier League. Ekipi nga “Etihad” do t’i paguaj RB Leipzig plotë 90 milionë euro për shërbimet e kroatit, shkruan Lajmi.net Gvardiol para se të shkonte në Leipzig luajti për Dinamo Zagreb dhe pikërisht kjo e fundit do…

Sport

05/08/2023 15:50

Josko Gvardiol, mbrojtësi i Kombëtares së Kroacisë sot gjatë ditës kompletoi transferimin në Manchester City, te kampioni i Premier League.

Ekipi nga “Etihad” do t’i paguaj RB Leipzig plotë 90 milionë euro për shërbimet e kroatit, shkruan Lajmi.net

Gvardiol para se të shkonte në Leipzig luajti për Dinamo Zagreb dhe pikërisht kjo e fundit do të fitojë shuma të mëdha parash për shkak të shitjes së mbrojtësit në Manchester Cityt.

Ashtu siç raportojnë mediat në Kroaci, Dinamo Zagreb do t’i fitojë plotë 13.6 milionë euro, për shkak se ka 15 për qind të kartonit.

Gvardiol ishte pjesë e Dinamo Zagreb nga viti 2017, ku luajti pothuajse në të gjitha grupmoshat./Lajmi.net/