Trajneri që gati ia shkatërroi karrierën Carlosit… dhe e shtyu atë drejt Realit

Trajneri që gati ia shkatërroi karrierën Carlosit... dhe e shtyu atë drejt Realit

Sport

10/04/2020 12:24

Roberto Carlos sot feston ditëlindjen e 47, si një legjendë e Real Madrid.

As një i huaj nuk ka luajtur më shumë ndeshje për Real Madrid, sesa braziliani, i cili ishte në mesin e pak lojtarëve që ka marrë vazhdimisht dashuri nga tribunat e ‘Santiago Bernabeut’.

Dhe nëse Roberto Carlos ndihmoi aq shumë Real Madridin për të fituar tituj, ata i detyrohen shumë një trajneri, Roy Hodgson.

Ishte pikërisht ky trajner, që bëri që Carlos të largohet nga Inter, në vitin 1996.

Massimo Moratti në vitin 1995 kishte marrë udhëheqjen e Interit, dhe Carlos ishte në mesin e transferimeve të para.

“Roi Hodgson më shkatërroi, më bëri të luaja në mesfushë. Në atë mënyrë nuk do të kisha asnjë mundësi të luaja për ekipin kombëtar, dhe në 1997 ishte Kupa e Amerikës”, ka deklaruar Carlos.

“Unë pastaj u transferova te Real Madrid, dhe Capello ishte trajneri më i rëndësishëm i jetës sime”./Lajmi.net/