Trajneri i ri i AC Milan mbërrin në Milano
Stefano Pioli ka mbërritur në qytetin e Milanos, për të marrë drejtimin e skuadrës së Milan.

Sport
‘Rossonerët’ në orët e mbrëmjes kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Marco Giampaolo, pas ecurisë së dobët në Serie A.
Mediet në Itali raportojnë se Stefano Pioli do të jetë trajner i ri i Milanit, përcjell lajmi.net.
53 vjeçari ka drejtuar disa skuadra të mëdha italiane, si Lazio, Inter dhe Fiorentina.
Pioli pritet që gjatë ditës së mërkurë edhe të zyrtarizohet si trajner i Milanit./Lajmi.net/