Trajneri i njohur i thotë ‘JO’ Real Madridit
Real Madrid ka marrë përgjigje negative nga Massimiliano Allegri.
Sport
Zinedine Zidane ka dhënë dorëheqje të papritur nga posti i trajnerit të Real Madridit, pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.
‘Los Blancos’ kanë nisur menjëherë të mendojnë për pasuesin e tij, dhe Massimiliano Allegri është cilësuar si një nga trajnerët favoritë.
Por, Reali i duhet të shikojë nga alternativat tjera, pasi Allegri do të mbetet te Juventusi edhe në sezonin e ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga media italiane ‘Tuttosport’./Lajmi.net/