Trajneri i Marokut: E mposhtëm Brazilin në mes të muajit të Ramazanit

Trajneri i Marokut, Walid Regragui ka komentuar fitoren fenomenale ndaj Brazilit. Pas suksesit të kombëtares së Marokut në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku morën vendin e katërt, ata vazhduan me befasi. Skuadra afrikane tani ka mposhtur Brazilin, në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua mbrëmë, transmeton lajmi.net. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Walid Regragui, fitoi…

Sport

26/03/2023 12:33

Trajneri i Marokut, Walid Regragui ka komentuar fitoren fenomenale ndaj Brazilit.

Pas suksesit të kombëtares së Marokut në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku morën vendin e katërt, ata vazhduan me befasi.

Skuadra afrikane tani ka mposhtur Brazilin, në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua mbrëmë, transmeton lajmi.net.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Walid Regragui, fitoi me rezultat 2:1.

Regragui, tha se e arritën fitoren në muajin e madhërishëm të Ramazanit, pas faljes së teravive.

“E mposhtëm Brazilin në mes të muajit të Ramazanit, pas faljes së Taravive. Është çmenduri”, tha ai.

Trajneri theksoi se kjo ndodhi vetëm disa orë pasi lojtarët e ekipit të tij bënë iftar./Lajmi.net/