Trajneri i Eibarit, Mendilibar shpjegon dallimin mes Realit dhe Barcelonës

Trajneri i Eibarit, Jose Mendilibar ka shpjeguar cili është dallimi mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Sport

30/12/2020 09:23

Eibar u takua me të dy skuadrat këtë edicion, duke barazuar dje me Barcelonën, kurse më herët ishte mposhtur nga Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Mendilibar tha se dallimi mes dy skuadrave është se Reali kur fillon ta lëviz topin e bën më shpejtë se katalunasit.

“Ndryshimi mes Madridit dhe Barcelonës është se kur Madridi nis ta lëviz topin, ata e bëjnë më shpejtë se Barcelona”, tha ai.

Rivaliteti mes dy skuadrave është duke vazhduar, derisa janë ende në garë për titull./Lajmi.net/