Tragjedi në Treboviq të Pejës, humb jetën një 3-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve fillestare, fëmija dyshohet se është zënë nga dera e oborrit të shtëpisë, në familjen Abazi. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin për Lajmi.net, duke bërë të ditur…

Lajme

29/09/2026 13:57

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve fillestare, fëmija dyshohet se është zënë nga dera e oborrit të shtëpisë, në familjen Abazi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin për Lajmi.net, duke bërë të ditur se Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Me datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, ka deklaruar Rugova.

Rasti është nën hetim për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike./lajmi.net/