Totti rikthehet sot në “Stadio Olimpico” pas më shumë se dy viteve mungesë

Francesco Totti do të kthehet në tribunat e Stadio Olimpico kur Roma të presë Torinon, vizita e tij e parë në këtë vend në më shumë se dy vjet.

Sport

04/12/2021 16:28

Legjenda e ‘Giallorossi-t’ punoi për një kohë të shkurtër për Romën pas pensionimit të tij, por u largua brenda një viti në shenjë proteste për anashkalimin nga procesi i vendimmarrjes dhe për mendimin e tij rreth trajtimit jo të denjë ndaj tij.

Ai ka vizituar Stadio Olimpico si tifoz, duke brohoritur skuadrën së fundmi së bashku me djalin e tij Cristian më 27 tetor 2019 për një ndeshje kundër Milanit.

Sipas raportimeve, Totti do të jetë i pranishëm në përballjen e kësaj mbrëmjeje në Serie A mes Romës dhe kampionit në fuqi të Italisë Inter.

Ai është atje si i ftuar i një sponsori dhe mund të kalojë në seksionin VIP me pronarët e klubit Dan dhe Ryan Friedkin.

Vetë Roma njoftoi praninë e Tottit për ndeshjen, e cila fillon në kryeqytet në orën 18:00. /Lajmi.net/