Tottenhami shuan interesimin edhe për Gattuson

Gennaro Gattuso nuk do të jetë menaxher i Tottenham Hotspur.

Sport

18/06/2021 08:42

Ditën e djeshme, Gattuso u largua nga Fiorentina ku ishte në krye të klubit për vetëm 22 ditë.

Mediat angleze dhe italiane sugjeronin që ai është tanimë favoriti kryesor për stolin e lirë të “Spurs” dhe se Tottenhami ka ndaluar kontaktet me Fonsecan.

Por, tani sipas “The Athletic”, Gattuso nuk do të jetë menaxheri i ri i Tottenhamit, transmeton lajmi.net.

“Spurs” kanë vendosur që të ndalojnë tentativën për nënshkrimin e tij pas reagimeve të djeshme të tifozëve ku ishin kundër emërimit të tij.

Gattuso njihet për përleshjen e tij me stafin e Tottenhamit në vitin 2008, dhe kjo gjë si duket i ka irrituar tifozët./Lajmi.net/