Tottenham – Liverpool: Mbyllet pjesa e parë, nuk mungoi asgjë në ‘Wanda Metropolitano’

Kanë përfunduar 45 minutat e para të finales së jashtëzakonshme të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Tottenham dhe Liverpool.

Sport

01/06/2019 21:49

Pjesa e parë tregoi gjithçka që një tifoz i futbollit mund të pres nga një finale, duke filluar nga penalltia, goli, dinamika, rastet, madje edhe futja e një tifozeje në fushë.

45 minutat e para i takuan skuadrës së Jurgen Klopp, e cila mbylli pjesën e parë me epërsinë e një goli, shkruan lajmi.net.

Goli erdhi në minutën e 2’, nga Mohamed Salah, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte Moussa Sissoko ai që shkaktoi penalltinë, duke luajtur me dorë, në një vendim që u kontestua shumë në rrjetet sociale.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më dinamike, me një Tottenham akoma më kërkues, në rrugën për barazimin. /Lajmi.net/