Tottenham kthen vëmendjen te Santo
Klubi anglez Tottenham është ende në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm
Sport
Sipas ‘talkSPORT’, Tottenham e ka kthyer vëmendjen te Nuno Espirtio Santo, si opsion për të marrë postin e trajnerit të tyre, transmeton lajmi.net.
Drejtori i ri sportiv i Spurs, Fabio Paratici dëshiron që ish trajneri i Wolves Santo të pasojë Jouse Mourinhon në postin e trajnerit të Tottenham.
Në radarin e klubit anglez është edhe Maurico Pochettino, i cili aktualisht është në Paris Saint- German, përveç tij kanë biseduar edhe me Antonio Conte, Paulo Fonseca dhe Gennaro Gatusso, por ende nuk kanë vendosur për ‘timonierin’ e ri. /Lajmi.net/