Tottenham i fortë për Newcastle – pesë gola për tri pikët
Tottenham Hotspur ka shënuar fitore të thellë në përbajllen ndaj skuadrës së Newcastle United.
Sport
Spurs dhuruan spektakël, duke marrë fitore me përmbysje, me rezultatin 5:1, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Antonio Conte gjeti veten në disavantazh pas minutës së 39′, kur realizoi Schar.
Përgjigja e Tottenham ishte brutale. Fillimisht, Davies shënoi për 1:1 në minutën 43′, për të vendosur edhe rezultatin final të pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi furishëm për londinezët, të cilët shënuan me Doherty në minutën 48′ dhe me Heung Min Son në minutën e 54′ për të shkuar në 3:1.
Emerson Royal i dha goditjen e katërt skuadrës së Newcastle, kurse rezultati final u vendos nga Steven Bergwijn në minutën e 83′, kur holandezi shënoi për 5:1.
Tottenahm Hotspur shkojnë tashmë në kuotën e 54 pikëve për pozitën e katërt (së paku përkohësisht) në tabelë. Newcastle mbetet me 31 pikë në pozitën e 15-të. /Lajmi.net/