Tottenham është afër kompletimit të transferimit të Gollinit

Pierluigi Gollini është afër të bashkohet me Tottenham Hotspur.

Sport

21/07/2021 16:45

Portieri i talentuar i Atalantas, Pierluigi Gollini është afër të transferohet në Londër tek Tottenham Hotspur.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Tottenham Hotspur në krye me Drejtorin sportiv, Fabio Paratici janë shumë afër ta kompletojnë transferimin e Gollinit nga Atalanta, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja pritet të përfundojë në orët e ardhshme ku fillimisht pritet një huazim dy-vjeçar për italianin dhe pastaj me të drejtë blerje prej 15 milionë eurosh.

Megjithatë, Tottenham mund ta ushtrojë të drejtën e blerjes para përfundimit të huazimit./Lajmi.net/