Top 10 mbrojtjet në Evropë
Italia për një kohë të gjatë ka qenë sinonim i shembullit më të mirë të mbrojtjes andaj nuk është befasi që lideri i Serie A, Roma, aktualisht ndanë pozitën e parë të top 10 skuadrave më të mira në defanzivë në Evropë. Nëse analizojmë të gjitha ligat evropiane pas xhirove të deritashme, Giallorossët kryesojnë së…
Sport
Italia për një kohë të gjatë ka qenë sinonim i shembullit më të mirë të mbrojtjes andaj nuk është befasi që lideri i Serie A, Roma, aktualisht ndanë pozitën e parë të top 10 skuadrave më të mira në defanzivë në Evropë.
Nëse analizojmë të gjitha ligat evropiane pas xhirove të deritashme, Giallorossët kryesojnë së bashku me kampionin e Greqisë, Olympiakos.
Të dyja skuadrat kanë pranuar nga vetëm një gol në shtatë xhirot e deritashme, derisa kanë realizuar 20 herë në portat e kundërshtarëve.
Southampton i Mauricio Pochettinos ka befasuar të gjithë duke pranuar vetëm dy gola pas shtatë xhirosh në Premierligë dhe në këtë aspekt qëndron më mirë se kampioni i Evropës dhe Bundesligës, Bayern Munich. Në listë gjendet edhe Partizani i Tiranës, me 3 gola të pranuar në gjashtë ndeshje. Nuk është keq.
Renditja e skuadrave sipas golave të pranuar:
Roma: 1 gol i pranuar në shtatë ndeshje
Olympiakos: 1 në 7
Southampton: 2 në 7
Bayern M: 3 në 8
Fola Esch: 3 në 8
Cukaricki: 3 në 8
Partizani Tiranë: 3 në 6
Standard Liege: 4 në 10
Lille: 4 në 9
Torpedo Kutaisi: 4 në 8