Tonali, dëshira e parë e Pirlo te Juventus

Andrea Pirlo dëshiron ‘Pirlon e ri’.

Sport

09/08/2020 11:25

Trajneri i ri i Juventus, Andrea Pirlo, tashmë ka gati dëshirën e tij të parë për merkaton e verës.

Pirlo synon të përforcojë skuadrën që mori dje në drejtim dhe mesfusha duket se do të jetë reparti i parë ku do të intervenohet.

‘Sportitalia’, ‘Gazzetta dello Sport’ e ‘Tuttosport’ shkruajnë se fokusi i Pirlo është te transferimi i Sandro Tonali, transmeton lajmi.net.

Tonali në Itali cilësohet si ‘Pirlo i ri’ dhe me paraqitjet e tij brilante ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave, përfshirë edhe atë të Inter.

Pirlo nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e ‘Pirlos së ri’, megjithatë Juve do të tentojë maksimumin.

Kujtojmë se për mesfushën e Juves do të afrohet edhe Dejan Kulusevski, me të cilin ‘Zonja e vjetër’ mbyllte marrëveshjen në afatin kalimtar të janarit. /Lajmi.net/