“Tik-tak” –Mustafa jep sinjale se Osmani po rikthehet në LDK, e bën “share” një foto me të të vitit 2019

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka ndarë një postim të tijin të para disa viteve, më saktësisht nga gushti i 2019, ku shihet bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani, ku shkruhej ‘’Duke përpiluar strategjinë fituese!’’. Ky postim i Mustafës ishte bërë pak para zgjedhjeve të 2019, atëherë kur Osmani kishte qenë pjesë e…

Lajme

25/04/2026 20:30

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka ndarë një postim të tijin të para disa viteve, më saktësisht nga gushti i 2019, ku shihet bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani, ku shkruhej ‘’Duke përpiluar strategjinë fituese!’’.

Ky postim i Mustafës ishte bërë pak para zgjedhjeve të 2019, atëherë kur Osmani kishte qenë pjesë e listës së LDK’së, si kandidate për kryeministre.

Ndryshe, Osmani që ishte larguar nga LDK’ja, tash raportohet se është afër rikthimit në këtë parti.