Bajrami demanton propagandën e VV-së: Rishikimi i buxhetit kalon me shumicë të thjeshtë – Mjafton të jenë në seancë 61 deputetë prezentë dhe shumica të votojë për

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ku ka kërkuar që të mos bëhet propagandë, ka thënë se si buxheti ashtu edhe rishikimi i tij kalojnë me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetëve në seancë. Bajrami, ka thënë se asnjë parti opozitare s’mund ta pengojë Kurtin, dhe se ky…

Lajme

25/04/2026 21:34

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ku ka kërkuar që të mos bëhet propagandë, ka thënë se si buxheti ashtu edhe rishikimi i tij kalojnë me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetëve në seancë.

Bajrami, ka thënë se asnjë parti opozitare s’mund ta pengojë Kurtin, dhe se ky i fundit, s’ka pasur asnjë pengesë në gjashtë vitet e fundit.

Postimi:

Mos bëni propagandë!

Buxheti kalon me shumicë të thjeshtë, njëjtë edhe rishikimi i tij. Mjafton të jenë në seancë 61 deputetë prezentë dhe shumica të votojë për.

LVV i ka 66 deputetë.

Asnjë parti opozitare s’mund ta pengojë Kurtin t’i ndihmojë qytetarët; as në gjashtë vitet e kaluara Kurti s’ka pasur asnjë pengesë. Pengesa e Kurtit është vetë apetiti i tij për të sunduar.