Deputetës së VV-së nuk i pëlqen që Abdixhiku tha se mund ta propozoj Osmanin për presidente: Glauk Konjufca kandidati më i mirë dhe më i zoti, ju si parti i keni 2.5 herë më pak vota se ai

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke komentuar zhvillimet rreth përpjekjeve për marrëveshje politike dhe zgjedhjen e presidentit të ri. Në një postim publik, ajo ka vënë në pikëpyetje qëndrimet e LDK-së, duke thënë se “periudhën për marrëveshje politike me LVV’në e keni shpallë ju të mbyllur…

Lajme

25/04/2026 20:53

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke komentuar zhvillimet rreth përpjekjeve për marrëveshje politike dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Në një postim publik, ajo ka vënë në pikëpyetje qëndrimet e LDK-së, duke thënë se “periudhën për marrëveshje politike me LVV’në e keni shpallë ju të mbyllur të hënën me 20 prill” dhe se sipas saj “bile deklaruat që nuk do të takoheni më”, transmeton lajmi.net.

Kryeziu-Hyseni ka përmendur edhe ofertën e fundit të VV-së për opozitën, duke rikujtuar se ajo ka konsistuar në propozimin e “3 emra që janë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar… dhe jashtë skenës aktuale politike”.

Ajo ka rikthyer në vëmendje edhe qëndrimin e VV-së për kandidaturat e saj, duke thënë se “ne jemi të bindur që pas zgjidhjes ideale… kandidati më i mirë për President Republike është Glauk Konjufca”.

Në reagim, ajo ka bërë edhe krahasime me votat e zgjedhjeve, duke theksuar se Konjufca ka marrë “318 mijë qytetarë”, ndërsa për LDK-në “votuan 126 mijë qytetarë”.

Duke folur për propozimin e opozitës që të dalë me tre emra, ajo ka thënë se kjo është bërë si përpjekje për zgjidhje politike, por sipas saj nuk po pranohet.

“Pra, ju bashkë propozimin e kandidatëve, ne mbështetjen. Kjo është oferta për zgjidhje, kurse çfardo refuzimi apo qëndrimi ndryshe tregon se nuk doni zgjidhje, por zgjedhje”, ka shkruar ajo./lajmi.net/