Tifozi i Shqipërisë “çmend” Marseillen me veturën e tij (FOTO)
Një tifoz i Shqipërisë ka mahnitur të pranishmit në rrugët e Marseilles me veturën e tij në mbështetje të ekipit kuqezi.
Sport
Shqipëria krenohet nga tifozët e saj.
Dhe, një shembull konkret i dashurisë së madhe ndaj ekipit kuqezi, erdhi sot nga qyteti i Marseille.
Një tifoz i Shqipërisë kishte përpunuar veturën e tij dhe nëpërmjet saj e shprehu mbështetjen për skuadrën, në ditën e ndeshjes së madhe kundër Francës në Grupin A të “Euro 2016”, përcjell “Lajmi.net”.
Pamja e veturës së tij është aq interesante sa që është publikuar edhe në faqen zyrtare të UEFA-së për Evropianin në Francë.
