Largohet masa e pezullimit nga KQZ, AKR njofton se po rikthehen plotësisht në aktivitet politik
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur heqjen e masës së pezullimit ndaj subjektit tonë politik, pas përmbushjes së të gjitha obligimeve ligjore të përcaktuara. “Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, kjo masë ishte vendosur më 12 mars 2026,…
Lajme
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur heqjen e masës së pezullimit ndaj subjektit tonë politik, pas përmbushjes së të gjitha obligimeve ligjore të përcaktuara.
“Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, kjo masë ishte vendosur më 12 mars 2026, ndërsa është hequr pasi AKR ka respektuar afatin ligjor prej 45 ditësh, duke mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe duke përmbushur kërkesat përkatëse procedural”,thuhet në njoftimin e AKR-së.
Gjitahshtu u theksau se AKR e konsideron këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të mëtejshëm institucional dhe politik të subjektit tonë.
“Ne mbetemi të përkushtuar për funksionim transparent, respektim të ligjit dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Republikës së Kosovës.Strukturat e reja të dala nga Kuvendi Zgjedhor do të angazhohen menjëherë në fuqizimin e partisë, rritjen e besimit qytetar dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme politik.AKR falënderon të gjithë anëtarët dhe mbështetësit për durimin dhe besimin gjatë kësaj periudhe dhe siguron se do të vazhdojë me një energji të re dhe vizion të qartë për të ardhmen”, thuhet në njoftim.