Tifozi i Espanyolit mbuloi fytyrën dhe theu kamerën e shtrenjtë, hakmarrja e regjisë televizive ishte e rëndë

Një tifoz i pakënaqur me humbjen e Espanyolit ndaj Barcelonës dhe festimin e titullit të rivalëve ka hyrë në fushë dhe ka dëmtuar një kamerë të shtrenjtë e cila po transmetonte ndeshjen nga një skaj i fushës. Përveç gjasave të vogla për mbijetesë, për tifozët e Espanyolit më të rëndë e bëri festa e titullit…

Sport

15/05/2023 23:12

Një tifoz i pakënaqur me humbjen e Espanyolit ndaj Barcelonës dhe festimin e titullit të rivalëve ka hyrë në fushë dhe ka dëmtuar një kamerë të shtrenjtë e cila po transmetonte ndeshjen nga një skaj i fushës.

Përveç gjasave të vogla për mbijetesë, për tifozët e Espanyolit më të rëndë e bëri festa e titullit të kampionit në La Liga e lojtarëve të Barcelonës në fushën e tyre, përcjell lajmi.net.

Dhjetra huliganë zbritën në fushë dhe ndoqën lojtarët e Barcelonës të cilët u larguan me shpejtësi në dhomat e zhveshjes.

Në mesin e tyre ishte edhe një huligan që rrëzoi një kamerë të shtrenjtë televizive.

Ai mbuloi fytyrën duke menduar se askush nuk do ta vinte re, por ai gaboi rëndë.

Një tjetër kamerë e ka regjistruar atë teksa ngjitej në tribunë dhe regjisori i transmetimit ka reaguar shkëlqyeshëm duke marrë pamje të tifozit i cili me të hyrë në tribunë iu shfaq edhe fytyra për t’u identifikuar më lehtë./Lajmi.net/