Tifozët do lejohen të shikojnë ndeshjet në Londër dhe Liverpool, por jo në Manchester

Qeveria Britanike ka publikuar rregullat e reja anti COVID-19, ku parashihet se cilat qytete do të mund t’i lejojnë tifozët nëpër stadiume.

Sport

26/11/2020 13:35

Klubet nga Premierliga që vijnë nga Liverpooli dhe Londra mund të mirëpresin tifozët në stadiumet e tyre sipas rregullave të reja nga në bazë të zonave të caktuara, transmeton lajmi.net.

Klube si: Manchester United, Manchester City, Aston Villa, Leicester City, nuk do të jenë në gjendje të lejojnë tifozët nëpër stadiumet e tyre, sipas rregullave Qeveritare.

Por edhe për klubet si: Newcastle, Leeds, Sheffield United, West Brom dhe Wolves duhet të presin për udhëzimet e reja nga Qeveria.

Qyteti i Manchesterit, që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë nuk do të lejohet të ketë prani të tifozëve me rregullat e reja që hyjnë në fuçi me 2 dhjetor.

Qyteti i Liverpoollit, ku janë të bazuara klube si: Liverpool dhe Everton do të mund të mirëpresin deri në 2000 tifozë në stadium, përderisa ju përmbahen kufizimeve strikte të COVID-19.

Kjo do të shihte tifozë në Anfield për herën e parë këtë vit që nga fillimi i pandemisë.

Edhe Londra ka hyrë në kategorinë me rrezikshmëri të mesme, ku do të lejohen të marrin pjesë deri në 2000 persona në stadiume.

Këto rregulla i konfirmoi Sekretari i Shëndetit Matt Handock të ejten./Lajmi.net/