Tifozët e Fiorentinës sulmojnë Chiesan pas kalimit te Juventus: Tradhtar dhe mosmirënjohës!

Njoftimi pothuajse në fund për kalimin zyrtar të Federico Chiesas tek Juventusi ka shkaktuar një reagim të ashpër mes tifozëve të Fiorentinës.

Sport

06/10/2020 12:26

Fansat e klubit vjollcë reaguan sikurse për Bernardeschin, që u konsiderua tradhtar kur zgjodhi Bardhezinjtë në vitin 2017.

“Tradhtia ndaj atyre që ju rritën dhe ju mbrojtën është mungesë e madhe respekti. Firenze nuk është më shtëpia juaj… mosmirënjohës!”, kështu shkruhet në banderolën e varur jashtë stadiumit “Artemio Franchi” nga tifozët e Fiorentinës pas lamtumirës zyrtare të Chiesas.

Një goditje në zemër që erdhi në momentin e fundit, kur shpresat e tifozëve vjollcë për ta parë Federicon përsëri në Firence ishin bërë më konkrete.

“Sulmi” i fundit i Paraticit rezultoi i suksesshëm, Commisso e pranoi ofertën e Juventusit për Chiesan, duke nxitur protestën e mbështetësve më të zjarrtë të Fiorentinës. /Lajmi.net/