Moti për të premten
E premtja do të sjellë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara në vend. Sipas parashikimit të motit, gjatë ditës në disa zona vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 20 deri në 24°C.…
Lajme
E premtja do të sjellë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara në vend.
Sipas parashikimit të motit, gjatë ditës në disa zona vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 20 deri në 24°C.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Në përgjithësi, dita pritet të karakterizohet nga mot i butë, me intervale me diell dhe mundësi për reshje të izoluara./lajmi.net/