Tifozët e Chelseat e duan sulmuesin shqiptar në ekipin e parë
Armando Broja vazhdon të shkëlqejë te të rinjtë e Chelseat.
Sport
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist kryesor në fitoren 4-0 të 18-vjeçarëve të Chelseat ndaj Huddersfield Town, duke realizuar 3 gola në këtë sfidë të vlefshme për FA Youth Cup.
Tifozët e Chelseat e duan sulmuesin shqiptar në ekipin e parëPrishtinë | 19/12/2019 15:59SHPËRNDAJEArmando Broja vazhdon të shkëlqejë te të rinjtë e Chelseat.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist kryesor në fitoren 4-0 të 18-vjeçarëve të Chelseat ndaj Huddersfield Toën, duke realizuar 3 gola në këtë sfidë të vlefshme për FA Youth Cup.
Kjo ka bërë që tifozët e klubit londinez ta dëshirojnë atë në skuadrën e Frank Lampard, e cila nuk është duke kaluar në një formë të mirë, pasi që në 5 ndeshjet e fundit numëron tri humbje dhe vetëm dy fitore. Tifozët e klubit londinez në rrjetin social “Twitter” kanë thurur elozhe për sulmuesin e ri shqiptar duke e kërkuar në skuadrën e parë atë.
“Sjelleni në skuadrën e parë atë”, shkruan njëri nga ta.

Një tifoz tjetër shkruan, duke iu referuar sulmuesit Batshuayi: “Broja brenda, Michy jashtë”. /Lajmi.net/
