Britania e Madhe dënon deklaratat e ministres serbe për “spastrim etnik të Kosovës”: Janë të papranueshme, nxisin tensione
Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, ka reaguar pas deklaratës që ministrja serbe ka dhënë ditë më parë, ku ka kërkuar “spastrim etnik të Kosovës”. Nga kjo ministri, kanë thënë se i dënojnë këto deklarata. “Ato janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme. Në një kohë kur…
Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, ka reaguar pas deklaratës që ministrja serbe ka dhënë ditë më parë, ku ka kërkuar “spastrim etnik të Kosovës”.
Nga kjo ministri, kanë thënë se i dënojnë këto deklarata.
“Ato janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme. Në një kohë kur vendet në mbarë Ballkanin Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndarjet e vjetra dhe të nxisin tensione. Udhëheqësit politikë me përgjegjësi duhet ta refuzojnë këtë gjuhë qartë dhe pa asnjë ekuivok”, ka thënë nga Britania e Madhe.
Ata janë shprehur se e marrin parasysh distancimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga këto komente. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: