Tifozët e Atleticos e fishkëllyen Ronaldon, ja arsyeja

Cristiano Ronaldos nuk iu dha një pritje e ngrohtë nga tifozët e Atletico Madrid të mërkurën në mbrëmje pasi ekipi i tij Juventus vizitoi 'Wanda Metropolitanon'.

Sport

18/09/2019 23:51

Ish-sulmuesi i Real Madrid shënoi një het-trik kundër ‘Los Rojiblancos’ për t’i eliminuar ata nga Liga e Kampionëve sezonin e kaluar.

Ai festoi këto tre gola duke u tallur me festimin e Diego Simeones në ndeshjen e parë në Spanjës dhe kjo nuk është harruar nga tifozët e Atleticos, përcjell lajmi.net

Fishkëllima të shumta pati qysh në fillim kur emri i portugezit u lexua në formacionin startues, për të vazhduar më pas edhe gjatë kontaktit të tij me topin gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Ndryshime, takimi mes këtyre dy skuadrave përfundoi baras 2-2. /Lajmi.net/