Tifozët e Atletico Madridit njëzëri: Nuk e duam Ronaldon

Cristiano Ronaldo është i padëshirueshëm te skuadra e Altetico Madridit. Edhe nëse drejtuesit mund të shprehin interesim për të, ardhjen e tij nuk po e duan tifozët. Tifo-grupe të ndryshme të 10-herë kampionëve të Spanjës nuk po hezitojnë që, përmes formave të ndryshme, të shprehin shqetësimin e tyre në rast të ardhjes së portugezit. Pesë…

Sport

27/07/2022 21:06

Cristiano Ronaldo është i padëshirueshëm te skuadra e Altetico Madridit.

Edhe nëse drejtuesit mund të shprehin interesim për të, ardhjen e tij nuk po e duan tifozët.

Tifo-grupe të ndryshme të 10-herë kampionëve të Spanjës nuk po hezitojnë që, përmes formave të ndryshme, të shprehin shqetësimin e tyre në rast të ardhjes së portugezit.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u shkaktoi shumë dëme “Los Colchoneros” gjatë kohës sa luante te Real Madridi e Juventusi.

Diego Simeone bashkë me tifozët vuanin shumë nga ylli i Manchester United që i kishte skuadër të preferuar për t’u shënuar.

Të gjitha këto duket se kanë lënë trauma të pashlyeshme te tifozët që nuk duan ta shohin 37-vjeçarin. /Lajmi.net/