Tifozët e Atletico Madridit kritikojnë Griezmannin, ‘faji’ i kalit
Antoine Griezmann ka një problem me tifozët e Atletico Madridit.
Sport
Tifozët e Atletico Madridit janë të hidhëruar me sulmuesin Antoine Griezmann.
Reprezentuesi francez ka bërë shaka duke thënë se ndjen më tepër presin duke e shikuar kalin e tij, më tepër se ta ekzekutojë një penallti në finalen e Ligës së Kampionëve.
Griezmann kishte humbur një penallti në duelin ndaj Real Madridit në finalen e vitit 2016, përcjell “lajmi.net”.
Sulmuesi kritikohet nga tifozët e Atletico Madridit që besojnë se deklarata e tij vjen si tentim për të lehtësuar rrugën e largimit nga klubi.
Griezmann spekulohet me transferim te Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/