Tifozët e Arsenalit të lumtur me qëndrimin e Xhakës në “Emirates”

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është shumë pranë të rinovojë edhe për katër vite.

Sport

03/08/2021 19:56

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën dhe që ishte ndër më impresionuesit në “Euro 2020”, ishte shumë pranë t’i bashkohej Romës, por marrëveshja dështoi në fund, transmeton lajmi.net.

Kalimi i Xhakës te Roma tashmë mund të thuhet se përfundimisht nuk është i mundur dhe me këtë tifozët e Arsenalit janë ndarë të lumtur.

“Nuk jam kundër qëndrimit të Xhakës nëse nënkupton se do provojmë një mesfushor ofensivë dhe qendërsulmues”.

“Mendoj se Xhaka ende ka shumë për të na ofruar”.

“Mendoj se Xhaka është në rregull, e dini”.

“Xhaka nënshkruan deri më 2025. Lojtar i mirë për Zvicrën edhe për Arsenalin. Shpresoj të vazhdoj edhe këtë sezon”, ishin disa nga komentet e shumta për rinovimin e Xhakës.

Rinovimi i shqiptarit pritet të bëhet zyrtar brenda ditëve të ardhshme./Lajmi.net/