Tifozat Kuq e Zi fillojnë të mësojnë frëngjisht
Tifozat Kuq e Zi kanë bërë të ditur se kanë filluar të mësojnë frëngjisht me besimin se Shqipëria do të kualifikohet për në Euro 2016.
Sport
Tifozat Kuq e Zi kanë bërë një postim në rrjetin social Facebook duke njoftuar se kanë filluar të mësojnë frëngjisht me besimin se Shqipëria do të kualifikohet për në Euro 2016.
Skuadra kuqezi mposhti Armeninë me rezultat 2:1 të dielën dhe e barazoi me pikë Danimarkën në pozitën e dytë të Grupit I.
Andaj, kjo ka shtuar besimin për kualifikim në Evropianin që do të zhvillohet në Francë.