Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Tierney: Kalimi tek Arsenal, vendimi më i vështirë për mua

22:46 | 3 Prill 2020

Kieran Tierney ka folur rreth zgjedhjes së tij për të kaluar te skuadra e Arsenal.

Mbrojtësi i majtë nga Skocia, Tierney, iu bashkua skuadrës së Arsenal, duke u transferuar nga skuadra e Celtic.

Tierney kalonte tek Arsenal duke bërë bujë të madhe, por kjo duket të ketë qenë nga zgjedhjet më të vështira për lojtarin.

“Mund të them se të lija Celtic ishte vendimi më i vështirë që kam marrë dhe e di se gjithmonë do të më mungojë Celtic, pa marrë parasysh çfarë ndodhë në jetë”, ka thënë Tierney, transmeton lajmi.net.

“Por, të luaja me Arsenal ishte një sfidë që kur dëgjova, po kërkoja ta kisha”, ka thënë tutje skocezi.

22 vjeçari i nënshtrohej një operacioni të rëndë në majin e 2019-ës, duke bërë që debutimi i tij me Arsenal të vononte, kurse tashmë pandemia koronavirus ka bërë që sezoni të pezullohet dhe lojtari akoma nuk është në ritmin e duhur me ‘Gunners’. /Lajmi.net/