Tielemans: Jam shumë mirë te Leicesteri, por ndonjëherë në jetë duhet të bësh zgjedhje

Youri Tielemans ka folur në lidhje me të ardhmen e tij te skuadra e Leicester Cityt.

Sport

07/06/2022 17:18

Mesfushori u shpreh se ndihet i lumtur tek ish-kampionët anglezë, por, në disa raste, sipas tij, duhet të bëhen disa zgjedhje në të mirë të karrierës.

“Ndihem shumë mirë te Leicesteri. Dhuroj çdo gjë për klubin deri në momentin e fundit këtu. Sigurisht, ndonjëherë duhet të bësh zgjedhje në futboll. Duhet t’i shikosh mundësitë”, tha ndër të tjera ai.

Arsenali është skuadra e vetme që u deklarua e interesuar për lojtarin.

Kontrata e Tielemans me “Dhelprat” skadon në vitin 2023. /Lajmi.net/