Tielemans ëndërron kalimin te Real Madrid

Mesfushori i Leicester Cityt, Youri Tielemans është duke ëndërruar një transferim te Real Madrid këtë verë.

Sport

10/03/2022 15:35

24-vjeçari ka më pak se 18 muaj kontratë të mbetur me “Dhelprat” dhe po lidhet fort me një largim në verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Klubet si Arsenali, Manchester United, Barcelona, ​​Chelsea, Manchester City dhe Liverpool kanë shprehur interesim për Tielemans, i cili së fundmi la të kuptohet se nuk do nënshkruajë ndonjë kontratë të re me Leicesterin.

Megjithatë, “Foot Mercato” raporton se ish-ylli i Monacos e ka zemrën të vendosur për një lëvizje në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht se Man City ka nisur kontaktet me agjentin.

Raporti shton se Reali po përgatitet për të ardhmen pa Toni Kroos dhe Luka Modric në mes, dhe Leicester mund të jetë i përgatitur të lërë Tielemans të largohet për 40 milionë euro, duke pasur parasysh kontratën afatshkurtër.

Tielemans ka shënuar shtatë gola dhe dhuruar tre asistime nga 32 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke e çuar totalin në 24 gola dhe 22 asistime në 141 ndeshje që nga huazimi fillestar në janar 2019./Lajmi.net/