“Thuaj çka di për mua”, eskalon në Prime debati mes Fjollës dhe Arditit

Ka eskaluar debati mes Fjolla Morinës dhe Ardit Stafajt në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova. Ndonëse dy miq të mirë jashtë, duket se në shtëpi kjo miqësi nuk po ecën edhe aq mirë. Ajo u zhgënjye dhe u ndje e prekur nga Arditi për fjalët që kishte thënë për të së…

ShowBiz

29/12/2025 23:56

Ka eskaluar debati mes Fjolla Morinës dhe Ardit Stafajt në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova.

Ndonëse dy miq të mirë jashtë, duket se në shtëpi kjo miqësi nuk po ecën edhe aq mirë.

Ajo u zhgënjye dhe u ndje e prekur nga Arditi për fjalët që kishte thënë për të së fundmi.

E në Prime, ajo u ngrit në këmbë dhe iu drejtua këngëtarit me tone të larta, teksa i tha që t’i tregoj të gjitha çfarë di për të.

“Thuaj çka di për mua, fol”, iu drejtua ajo disa herë.


E kjo ka të bëjë me gjendjen e saj, një periudhë të rëndë që ka kaluar, disa vite më parë.

Arditi nga ana tjetër tha se e ka kursyer dhe se tani do të sillet shumë ndryshe me të.

Fjolla theksoi se bashkë mund të bëjnë një lojë të bukur, meqë njihen prej shumë vitesh.